Filozofski fakultet, 27.03.2020
RRETHANORËT
Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë, që vihet në marrëdhënie rrethanore me gjymtyrën nga e cila varet dhe lidhet me të me bashkim apo me drejtim.
Lidhet me gjymtyrë të shprehura :
Rrethanorët shprehen :
Ne ecnim ngadalë.
Ajo hipi pa zhurmë në autobus.
Vajza punonte në arkën ekursimit.
Në rrugën “Fortuzi nuk frynte erë.
Ishim ngjitur shumë lart e nga një lartësi e tillë s’shihej thuajse asgjë.
Veturat vërtiteshin me shpejtësi në shëtitoren kryesore.
Ecte me duart e tij të futura në ca dorashka të mëdha.
Pa e zgjatur, tha se do të mendohej.
Sipas marrëdhënieve me gjymtyrën nga e cila varet dallohen disa lloje rrethanorësh:
Rrethanori i vendit tregon vendin e kryerjes së veprimit, pra, shpreh marrëdhënie hapësinore.
Lidhet me foljet ose me mbiemrat zakonisht foljorë dhe shprehet :
Këtu janë të gjithë ?
Njerëzit e ardhur nga larg duheshin sistemuar.
Tani llapte poshtë e përpjetë.
Andej frynë shumë erë.
Maleve binte borë.
Mbi Tiranë kishte rënë mjegulla e lagësht e shkurtit.
U largova nga dritarja dhe shkova në tavolinë ku ishte portreti i Irenës.
U ul në kanapenë përballë stufës.
Në bazë të kuptimit të foljes me të cilën lidhet, rrethanori i vendit mund të jetë :
Në kuzhinë ishte ngrohtë.
E ndjeva qytetin në çdo qelizë të trupit.
Djali u mbyll në dhomën e tij.
Vetëm te udhëkryqi vajza qetësohej disi.
Atë njeri e mbante gjithnjë pranë vetes.
Pak më tutje ngrihej një shtëpi përdhese.
Për ku jeni nisur?
E kapi për mënge pa e futi brenda.
Ai do të kalojë andej?
Autobusi hyri në territorin e kombinatit.
Vraponte për në shtëpi.
Një grup u nis drejt veriut.
Ka kohë që ka ikur që këtej.
Që andej vinte melodia e një kënge.
Largohu që këtej.
Iku nga fshati dhe zbriti në qytet.
Prej syve i rridhnin lot.
Kur lidhet me foljet që tregojnë mbarim ose vazhdim veprimi si: arrij, mbërrij, shpie, çoj, dërgoj, ndjek, etj., tregon pikëpërfundimin e lëvizjes.
Do t’ju çoj deri atje.
Deri ku do të shkojmë?
Të rinjtë e ndoqën me sy gjer tutje.
Kishte ngritur një shtëpi tek ana e lumit.
E shoqëroi deri në të dalë të qytetit.
Deri në atë kuotë do të lartësohet diga.
Me vështirësi arritën deri në shtëpinë më të afërt.
Rrethanori i vendit dinamik mund të tregojë edhe shtrirje në hapësirë. Në këtë rast lidhet zakonisht me folje të lëvizjes dhe shprehet me emër me parafjalët nëpër, në ose me emra në rrjedhore pa parafjalë. Ai mund të tregojë shtrirje në hapësirë nga pikënisja në pikëpërfundim :
Në atë orë në qendër lëviznin shumë automjete.
Rrethanori i kohës tregon kohën e kryerjes së veprimit.
Ai varet nga gjymtyrë të shprehura :
Ai shprehet :
Për shembull :
Në pranverë moti ndërron krejt.
Puna e filluar herët jep rezultate.
Jashtë dita po thyhej.
Kohë pas kohe dëgjohej kolla e tij e mbytur.
A mund të ndryshonte një tip si Irena brenda një nate?
Duke shëtitur takoi shokët.
U nisën pa zbardhur.
Rrethanori i kohës që karakterizon veprimin a tiparin e shprehur nga fjala prej së cilës varet mund të jetë :
Ne që sot e shohim qartë të ardhmen tonë.
Që në atë kohë thuhej se liria i ka rrënjët në gjak.
Kështu të punoni djema gjithnjë.
Ekipi mbidhej natë për natë.
Aty nga mbrëmja krisi pushka.
Rrethanori i kohës që karakterizon një veprim ose tipar me kufi kohor mund të tregojë pikëfillimin ose pikëmbarimin kohor.
Që nesër do të fillojmë përgatitjen përprovimet.
Që atëherë troktharakët s’panë një ditë të bardhë.
U paraqita në zyrën e shefit që në mëngjes.
Që atë ditë ai s’ka ardhur më.
Këto s’ia kish zënë syri gjer atëherë.
Ndenjën në punë gjer në mbrëmje.
Deri në këtë çast s’kemi asnjë njoftim prej tyre.
Ishte ushtria më e fortë dhe më e tmerrshme që ishte parë gjer në atë kohë.
Rrethanori i shkakut tregon shkakun e kryerjes së veprimit.
Ai varet nga gjymtyrë të shprehura
Vajza kafshonte buzët nga dhembja.
Ai po dridhej prej frike.
Shefi ishte shumë i kënaqur nga rezultatet.
Rrethanori i shkakut shprehet :
Pse ngulni këmbë pikërisht për mua?
Më ranë këmbët së kërkuari.
Ngriva së ftohti.
Plasa vape.
Gabimisht i hodha ato fletë të vlefshme duke i quajtur sende pa vlerë.
I dhimbnin këmbët nga reumatizma.
Për pak të holla humbi dinjitetin.
Të qeshnin me shakatë e tij.
Me pasuritë e saj natyrore Shqipëria do të përparojë shpejt.
Për shkak të një pengese në rrugë e ngadalësoi shpejtësinë.
Për arsye të dasmës i shtyu pushimet.
Qenë zënë për punë të plakut.
Emrat e sintagmave parafjalore të ndërtuara me parafjalët e mësipërme mund të zgjerohen me gjymtyrë të tjera dhe të dalin kështu rrethanorë shkaku të shprehur me sintagma parafjalore të zgjeruara:
I erdhi keq nga ai qëndrim i mikut (nga qëndrimi).
Për këtë shkak u zunë.
U befasua nga ai lajm i hidhur (nga lajmi).
Sintagmat parafjalore me parafjalën nga hyjnë në marrëdhënie rrethanore, kur emri nuk shpreh frymor dhe në marrëdhënie kundrinore, kur emri shënon frymor:
Pemët u rrëzuan nga ariu. (kundrinor).
Pemët u rrëzuan nga era. (rrethanor).
RRETHANORË TË TJERË
Rrethanori i qëllimit tregon qëllimin e kryerjes së veprimit.
Ai varet nga gjymtyrë të shprehura
P.sh.:
Po ti përse nuk shkon ta shohësh vetë?
Ne mendojmë për të mirën tënde.
Çadrat e ngritura për pushuesit valëviteshin nga era.
Njeriu ndërpreu të folurën për të marrë frymë thellë.
Rrethanori i qëllimit shprehet
Përse qenka kthyer përsëri në breg?
Këto më duhen për koleksion.
U morën masa për zbatimin e ligjit..
Për çudi aeroplanët nuk erdhën për të bobarduar.
Ushtarët ishin rreshtuar për t’u stërvitur.
Rrethanori i mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit a të shfaqjes së tiparit. Del si një plotës i foljeve dhe më rrallë i mbiemrave foljorë:
U zhvesh ngadalë.
Po aq mendueshëm u fut në vaskë.
Kishte thënë “jo,, natyrshëm e gati me gëzim.
Ishte një skicë e punuar shpejt e shpejt.
Rrethanori mënyrës mund të shprehet:
Këto gjëra ia kishte thënë hapur.
Tjetri e vështroi mendueshëm.
Autokolona ecte ngadalë.
Fliste qartë e bukur.
Djersët i rridhnin palë- palë nëpër fytyrë e gjoks.
Unë e njoh këtë vend pëllëmbë më pëllëmbë.
Paf –puf, paf – puf u dëgjuan pushkët.
Tjetri e vështroi gati me trishtim.
Mihali u largua me vrap.
Dëbora binte pa zhurmë.
Ec pa frikë në rrugën tënde.
Mos punoni pa mend.
Ai kishte punuar në fshehtësi të plotë.
Plaku jetonte në qetësinë e tij.
Secili duhet të shpërblehet sipas punës.
Vajza u përgjigj në mënyrë të prerë.
Hamletit iu shfaq i ati në gjumë në formën e një fantazme.
Në spital punonte në cilësinë e infermierit.
Vajza vinte duke qeshur.
Veterani evte duke çaluar.
Ndenjën më shumë se dhjetë minuta pa këmbyer fjalë.
Xha Selimi tregonte pa u ngutur histori të vjetra.
Ndërtimet krahasore të prira ose jo nga lidhëzat si, posi, që mund të dalin edhe në funksion të pjesëzave:
Aleksandër Moisiu u shqua që në fillim si aktor i madh.
Ai përgjigjej si me zor.
Ata ranë si heronj në betejë.
Rrethanori i sasisë tregon ose sasi masë të veprimit ose gjendje.
Lidhet kryesisht me folje, me mbiemra që tregojnë përmasa (i gjatë, i gjerë, i ngushtë, i lartë, i thellë etj.) dhe me ndajfolje.
Rrethanori i sasisë mund të shprehet:
Ai fliste pak dhe punonte shumë.
Mat shtatë herë dhe prit një herë.
Ishte tepër i lodhur nga rruga e gjatë.
Të tjerët flasin shumë mirë për ty.
Dëgjomë mua se kam jetuar tri herë më shumë se ti.
Ata e kanë rrogën gati dyfish më të lartë se ne.
Thesi peshonte dyzet kilogram.
Për disa çaste u vendos qetësi.
Unë kam njëzet e ca vjet që jam martuar.
Tregtarët fitonin gjashtë – shtatë franga për kuintal.
Ai bisedoi me të më shumë se një gjysmë ore.
Kam telefonuar lart nga dhjetë herë.
Brigjet ishin një të zgjatur dorën afër.
Rrethanori i sasisë mund të shprehë:
Yjet janë miliarda kilometra larg.
Dy hapa më tej qëndronte në këmbë ai, njeriu për të cilin kishte thurur kaq e kaq ëndrra.
Edhe dy gishta më afër ta kishte, do ta kapte.
Kemi më se njëzet e pesë vjet që punojmë bashkë.
Kjo punë kryhet për tri ditë.
Ti tërë verën këndove, tani rri.
Trimi Gjergj Elez Alia ka nëntë vjet që dergjet në shtrat.
Pritja ishte shumë e ngrohtë.
Njoha një djalë tepër të gjallë dhe të shkathët, që me punën dhe energjitë e tij la një emër shumë të madh.
Dita kishte nisur të zbardhëllente më shumë.
Makina peshonte pesë tonë.
Kjo enë nxë një litër.
Nuk vlen asnjë para të kërkosh falje kur të kujtojnë të tjerët.
Podgoricë, 2020