Filozofski fakultet, 03.04.2020
Leksioni 1 - 2
SINTAKSA E PERIUDHËS
Në traditën tonë gramatikore, për këtë njësi sintaksore janë përdorur terma të ndryshëm, si: periudhë, periodë, frazë dhe në mjaft tekste mësimore të arsimit 9-vjeçar e të mesëm, fjali e përbërë. Por çështja e termit nuk e ndërron përmbajtjen e saj. Gjatë ligjërimit a komunikimit tonë të përditshëm me të tjerët, ne nuk përdorim vetëm fjali, për të cilat kemi thënë se kanë një bërthamë kallëzuesore, por na duhen edhe ndërtime të tilla, më të gjera, që përmbajnë dy ose më tepër bërthama kallëzuesore, për shembull: Fjala e dhënë duhet mbajtur, është një fjali sepse ka një bërthamë kallëzuesore, të shprehur këtu me anë të një foljeje; kurse ndërtimet që pasojnë:
Fjala që i jepet dikujt duhet mbajtur,
apo
Fjala që i jepet dikujt, sido që të ndodhë, duhet mbajtur;
janë periudha, sepse formohen respektivisht nga 2 dhe 3 bërthama kallëzuesore. Rreth këtyre bërthamave sillen elementet e tjera që i formësojnë ato, duke formuar një njësi të vetme kumtuese, intonacionore dhe sintaksore. Njësitë kallëzuesore që i formësojnë fjalitë e përbëra quhen pjesë të fjalisë.
Midis fjalisë së thjeshtë dhe fjalisë së përbërë nuk ka ndryshime kuptimore, por vetëm ndryshime strukturore.
Ushtrimi 1. Lexoni bukur tekstin dhe dalloni ndërtimet që janë fjali dhe ato që përbëjnë një periudhë.
Një pasanik kishte dëshirë të bënte një tavan të bukur prej druri. Atëherë ai thirri një mjeshtër të gdhendjes në dru dhe i tha: “Ti do të më bësh një tavan, që, kush ta shohë, të çuditet. A mund të ma bësh?” Mjeshtri e pa odën, e mati me sy tavanin dhe u përgjigj: “Ta bëj! Dhe të gjithë ata që do ta shohin, do të çuditen”. Mjeshtri iu përvesh punës dhe gdhendi në tavan lloj-lloj zogjsh e lulesh, kafshësh e pemësh. Punoi dy a tre vjet të tërë, siç tregojnë. Dukej sikur u dha shpirt edhe zogjve, edhe kafshëve, edhe luleve, edhe pemëve. Kur e mbaroi tha: “Më e bukur nuk mund të bëhet. As mjeshtrit e huaj më të bukur nuk e bëjnë dot. Vetëm unë mund ta bëj më të bukur!”
(D. Agolli, Trëndafili në gotë, Vepra letrare 8, T. 1981, fq. 204-205)
Pra, siç mund të keni parë edhe nga shembujt e këtij teksti, periudhat formësohen prej fjalish, për shembull:
Bota është e re dhe ka shumë gjëra për të zbuluar.(2 fjali)
Ai shikonte doktorin, sepse ai ishte pasqyra e së vërtetës që nuk e dinte.(3 fjali)
Barku i njeriut është i mbushur me mikrobe të vogla, të cilat janë si insektet, por syri nuk i dallon sepse ato janë të padukshme.(4 fjali)
Modeli më i thjeshtë i periudhës është ai që përmban dy fjali, bie fjala:
Derën e huej e lëvdosh, por mbrendë mos i shkosh.
Hinë e vatrës të lëpish dhe mos dëshirosh fëmijët në dhe të huaj.
Në të gjithë këta shembuj të fundit ka dy bërthama kallëzuesore, kështu që përkufizimi do të ishte si vijon:
PERIUDHA ËSHTË NJËSI SINTAKSORE NDËRTIMORE, KUPTIMORE DHE INTONACIONORE QË KA MË TEPËR SE NJË BËRTHAMË KALLËZUESORE.
Për shembull:
Kur hyn sorra në trëndafil, i duket vetja bilbil.
Mos ia hiq petën lakrorit, se i duken lakrat.
Rakia nuk rri urtë në bark, ashtu siç rri në shishe.
Në këto ndërtime unitetin kuptimor, gramatikor dhe intonocionor e mban tërë periudha, jo përbërësit e saj veç e veç. Periudha të tilla kanë një vijë intonacioni që ngrihet deri në fund të njërës fjali dhe nis e bie deri në mbarim të tjetrës. Përbërësit e periudhës, më të shumtën e herës, nuk kanë kuptim dhe pavarësi të plotë si fjalitë e mëvetësishme, por hyjnë në raporte e marrëdhënie me njëra-tjetrën, më tepër, me anë të mjeteve që shërbejnë për t’i bashkuar ato në periudhë.
Mjetet gjuhësore që shërbejnë për të lidhur përbërësit e periudhës, duke formuar fjalinë e përbërë janë :
Për shembull:
U dogj plaka kungujsh dhe i fryn kosit.
Shit kalin e mëso djalin.
E bukur është bora, po e ndotin qentë.
Mehmeti nga Permeti si kërkoi, ashtu gjeti. Lumenjtë, kudo që venë, në det derdhen.
Po nuk erdhi pranvera, s’këndon qyqja.
Kur të thonë ngordhi ujku, ruaj dhentë.
Kush madhohet, rrëzohet.
Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën.
Mos beso çka thotë ylberi, kqyr se të kallzon defteri.Puno ku të thonë.
Në një shtëpi që nuk ka mace, hedhin valle minjtë.
Fjalët lidhëse përdoren në fjalinë e varur (e ashtuquajtura “lidhje përmendëse”), kurse përemrat dëftorë dhe ndajfoljet dëftore, që quhen edhe fjalë të bashkëlidhura (fjalë korrelative ose korrelatë) përdoren brenda fjalisë kryesore, në bashkëlidhje me lidhëzat e fjalët lidhëse.
Dajë Meta shikon punët e vete, dajë Kasa çan dërrasa.
Më rrejte një herë, të vraftë Zoti ty; më rrejte dy herë, më vraftë Zoti mue.
Në të dy çiftet e periudhave më sipër, sipas qëllimit të thënies, ka marrëdhënie kushtore, kohore e shkakore.
E mira s’ka tavan, e keqja s’ka taban.
Sytë e larguar, zemër e harruar.
Si prifti me priftëreshën, si hoxha me hoxheshën.
Si Hasa – kasa, si thesi- trasta. etj.
Për shembull:
Ky fshat është i tillë që mund të rrojë me turizëm.
Zjarret iu afruan aq shumë Athinës, sa u rrezikua edhe Akropoli.
Atleti xhamaikan ishte aq i shpejtë, sa të gjithë e krahasojnë me erën.
Puna arriti në atë gradë, sa që marrëdhëniet e tyre u ftohen krejt.
Merr ato që të duhen.
Merri të gjitha sa duhen.
Kur hyri mësuesi në klasë, nxënësit u ngritën në këmbë.
Nxënësit, kur hyri mësuesi në klasë, u ngritën në këmbë.
Nxënësit u ngritën në këmbë, kur hyri mësuesi në klasë.
Çdo ditë lexoj disa faqe letërsi, kurse ti pikturon tablo të ndryshme. (njëkohësisht në të tashmen)
Kur u afrove tek unë, se ç’ndjeva një forcë në shpirt. (njëkohësisht në të shkuarën).
Do të ruaj kujtime të paharruara për atë vend, kurse ti do t’i shkruash ato në formë ditari. (njëkohësisht në të ardhmen).
Leksionet 3 – 4
PERIUDHAT ME FJALI TË BASHKËRENDITURA
Quhen kështu ato periudha, përbërësit - fjali të të cilave lidhen me lidhëza bashkërenditëse. Natyrisht lidhëzat janë shprehëse kryesore të marrëdhënieve që vendosen në fjali, por ato mund të dalin edhe pa lidhëza, duke shprehur marrëdhënie bashkërenditëse, duke përdorur mjete të tjera, si :
Disa periudha me fjali të bashkërenditura kanë strukturë të mbyllur dykryegjymtyrëshe e nuk mund t’u shtohet një pjesë tjetër. Disa të tjera kanë strukturë të hapur, pra, kanë më shumë se dy pjesë, ndaj mund t’u shtohen edhe të tjera.
Periudhat me fjali të bashkërenditura karakterizohen nga raportet e barazisë midis përbërësve, ose fjalive, për shembull :
Mos shiko se ç’thotë,// po shiko ç’bën në botë.
(Të dy çiftet e periudhave janë në raporte barazie e vihen në marrëdhënie bashkërenditëse kundërshtore midis tyre).
Po këto raporte e marrëdhënie shprehen edhe tek shembulli me ndërtim jolidhëzor:
Desha mos ma marri vesh burri,//ma mori vesh gjithë katundi. (Krahaso: .....//, por ma mori vesh gjithë katundi)
Barku mban një tok të liga,// goja s’mban një fjalë.
Nata i ka veshët,// dita i ka sytë.
Në behar mos harro gunën,// në dimër mos harro bukën.
Goja tret male,//fjala rrëzon krale.
Gjuha flet e fshihet,//shpina pret e rrihet.
Këto lloje zakonisht ndahem duke u bazuar në mjetet e lidhjes sintaksore, përndryshe lidhëzat bashkërenditëse, por edhe nga kuptimi, kur përbërësit-fjali lidhen pa lidhëza, ose në mënyrë asindete. Grupet janë këto:
Bie një fjalë e nxjerr njëmijë.
Buka do pjekë e fjala do matë.
As mos u ngut, as mos u tut.
Në periudha të tilla kumtohen veprime e ngjarje që ndjekin njëra-tjetrën, me raporte kohore të ndryshme (njëkohësi, parakohësi, paskohësi) midis fjalive përbërëse, të cilat vihen në marrëdhënie numërimi, marrëdhënie shkak – pasoje, kundërshtie dhe marrëdhënie shkallëzimi, bie fjala :
Hëna nxori syrin mbi mal dhe pylli mori një dritë të zbehtë.
Treni u ndal dhe platforma e stacionit u mbush me udhëtarë.
Frynte një puhizë dhe valëzimi në det po shtohej.
Kanë kaluar shekuj dhe kjo ka qenë një provë e madhe për gjuhën shqipe të shkruar.
Festivali i Vranjes jo vetëm që la mbresa të mëdha, por edhe solli mjaft risi artistike.
Le të lavdërojë tjetërkush e jo goja jote.
Do të vini me ne, apo keni plan tjetër.
Mund të jenë vonuar, a mund ta kenë lënë nisjen për nesër.
O fol për të qenë, o hesht e mos nxirr zënë.
O duro e plas, o fol e del për gaz.
O Kazi, o Kazi, a s’do, a s’di ?
Në këto periudha fjalitë ndahen me presje kur lidhen me lidhëza të përsëritura.
Kam fjetë jashtë, por mendtë i kam pasë mbrendë.
Dasma do dajre, kurse mortja do vaj.
Çdo gjë ka gjetur karar, vetëm mjekrës së qoses nuk i është gjetur.
Kali dridhet sa dridhet, po në strumbullart mblidhet.
Lule shumë çilin, por pak kokrra lidhin.
Detyra e çdo burri është të njohë kufijtë e nderit, ndërsa nderi i çdo detyre kapërcen kufijtë e frikës së burrit.
Struktura e këtyre fjalive është e mbyllur, vetëm me dy gjymtyrë. Këto marrëdhënie bashkërenditëse kundërshtore shprehen edhe në rastin e ndërtimeve asindete (jolidhëzore), fjala vjen :
Buza qesh e syri qan,// zemra bën durim e mban. (kurse, porse, vetëm, por).
U dogj plaka kungujsh, pa i fryn dhe kosit.
Kryet shëndosh, pra kësula gjen sa të duash.
Duhet ta kesh zanat, pa të vesh hoxhë në fshat.
Marrëdhënie bashkërenditëse përmbyllëse mund të shprehen edhe pa lidhëza, si në çiftet e këtyre periudhave, b.f.:
Fort kërkove, prapa mbete; mendtë e tua s’mund i gjete (prandaj).
24.04.2020
STUDIJSKI PROGRAM ZA OBRAZOVANJE UČITELJA NA ALBANSKOM JEZIKU
16.04.2020
STUDIJSKI PROGRAM ZA OBRAZOVANJE UČITELJA NA ALBANSKOM JEZIKU
09.04.2020
STUDIJSKI PROGRAM ZA OBRAZOVANJE UČITELJA NA ALBANSKOM JEZIKU