Filozofski fakultet, 09.04.2020
Leksioni 5 – 6
PERIUDHAT ME FJALI TË NËNRENDITURA
Çështjet :
Periudha me fjali të nënrenditur është tërësi sintaksore në unitet kuptimor dhe gramatikor, e formuar së paku prej dy njësish kallëzuesore në formë fjalie me raporte pabarazie.
Njësia – bazë organizuese e periudhës është quajtur fjali kryesore, kurse tjetra fjali e nënrenditur ose e varur dhe që varet sintaksorisht nga fjalia e parë dhe e plotëson atë. Të dyja së bashku, të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, formojnë fjalinë përbërë si një njësi sintaksore me strukturë dhe me kuptim gramatikor të veçantë.
Për shembull:
Mblidh mendtë, se të ha ujku dhentë.
Kur humba djathin, ç’më duhet hirra.
Kush e nis vallën, di ta heqë vetë.
Le ta dijë gjithsecili, breshka nuk këndon si bilbili. (Marrëdhënie ftilluese, pa lidhëza a fjalë lidhëse).
Pjesa prej së cilës varet një pjesë tjetër quhet drejtuese. Pra, pjesë drejtuese është pjesa kryesore, por mund të jetë edhe një pjesë e nënrenditur, në qoftë se prej saj varet një tjetër, p.sh. :
Disa kishin me vete fëmijët, që mbanin në duar flamurë ose lule artificiale.
Dikush më tregoi si kalohej në tribunën C-1, gjë që e harrova në çast, gjersa një tjetër ma tregoi.
Në fjalinë e përbërë pjesa e nënrenditur mund t’i referohet pjesës kryesore në tërësi, p.sh.:
U kthye nga i shoqi i mbesës, me qëllim që t’i thoshte ndonjë fjalë.
Sa më shumë i largoheshin bregut aq më i shpejtë bëhej turri i anijes në det të hapur.
ose mund t’i referohet një gjymtyre të saj, p.sh :
Mendimi se mund të ktheheshin përsëri, e tmerronte.
Ai që i shoqëronte , ishte i panjohur.
Si mjete lidhjeje të fjalive në periudhat me nënrenditje shërbejnë:
Kjo është kështu siç ju them unë.
Gjeti punë aty ku s’e priste.
Kush s’beson le ta provojë.
Ai që punon gëzon.
Ç’ke ndër mend të bësh, Loni?
Dhe i shtrëngoi grushtat sa i dhembën noçkat. (kemi folur më parë).
Këto periudha klasifikohen në mënyra të ndryshme dhe nisur nga kritere të ndryshme, ndër të cilat më kryesori është paralelizmi funksional midis pjesëve të nënrenditura dhe gjymtyrëve të fjalisë së thjeshtë të zgjeruar, por zbatohen edhe parime të tjera. Në traditën tonë gramatikore, sipas paralelizmit funksional, gjejmë këtë grupim të periudhave me fjali të nënrenditura:
♂ periudhat me fjali të nënrenditura kryefjalore;
♂ periudhat me fjali të nënrenditura kundrinore;
♂ periudhat me fjali të nënrenditura kallëzuesore;
♂ periudhat me fjali të nënrenditura përcaktore;
♂ periudhat me fjali të nënrenditura rrethanore (me disa nënndarje) :
Këta tipa dallohen nga njëri - tjetri prej marrëdhënieve që shprehin, funksionit që kryejnë dhe prej mjeteve të lidhjes sintaksore.
Krahas këtij klasifikimi, periudhat me fjali të nënrenditura mund të jenë:
Këto periudha, së bashku me ato kundrinore, quhen ndryshe edhe periudha me fjali të varura ftilluese (kryefjalore e kundrinore), sepse ato plotësojnë a sqarojnë një gjymtyrë të fjalive drejtuese, p.sh.:
Kush ka gjetur vahun, s’ka pse pyet për urën.
Kush s’hap sytë, hap qesen.
Përherë kam dëshirë ta dëgjoj atë këngë.
Çka të ban goja, s’ta ban anmiku.
Periudhë me fjali të varur kryefjalore quhet ajo periudhë me një fjali të varur që kryen ndaj fjalisë kryesore një funksion të ngjashëm me atë të një kryefjale të një fjalie dykryegjymtyrëshe. Në periudha me fjali kryefjalore, fjalia e varur u përgjigjet pyetjeve: ç’? çfarë? ç’gjë? kush? P.sh.:
Është e çuditshme si mbajti kjo verë sivjet.
Kush flet pa menduar, mbetet i turpëruar.
I dukej sikur të gjithë i kishin sytë tek ai.
Fjalia kryefjalore ka dy tipa strukturorë sipas mjetit të lidhjes me fjalinë drejtuese :
Ishte e qartë që atyre s’u kish rënë në sy një gjë e tillë.
I dukej sikur i gjithë pazari i Korçës i kishte sytë e veshët tek ai.
Kush mëson në djalëri nuk gjen nder në pleqëri.
Ç’erdh njëherë, s’vjen përherë.
Në periudhat me fjali të varur kryefjalore, kallëzuesi i fjalisë drejtuese mund të jetë:
Na është ndaluar të quajmë një sharrë të vogël “sharrëzë”, sepse me këtë emër quajmë një farë sëmundjeje të fytit.
Asaj i pëlqente t’i vinte veshin fjalëve të tij.
S’ka kuptim të bëhet trajtim tjetër i sëmundjes.
Ndër studentë flitet se do të shkojmë në Kolashin.
Periudhë me fjali të varur kundrinore quhet ajo periudhë me një fjali të varur e cila drejtpërdrejt apo tërthorazi kryen ndaj fjalisë kryesore një funksion të ngjashëm me atë të një kundrine. Në periudha me fjali kundrinore, fjalia e varur u përgjigjet pyetjeve: ç’? çfarë? për çfarë? etj. Për shembull:
Lojtarët folën të bindur se do të fitonin.
Desdemona nuk e dinte që kishin për të shkuar aq larg.
Fjalitë e varura kundrinore bashkohen me kryesoren :
Rrëfejnë se në atë vit u bë një i ftohtë i tmerrshëm.
Më tepër i pëlqente të dëgjonte zërin e dashur të gjyshes.
Lojtarët e kombëtares sonë synojnë të arrijnë një rezultat të kënaqshëm në ndeshjen me Danimarkën.
Deshi të thoshte diçka.
Merr kë ke për të marrë e nisu.
Ç’të zuri gjuha, Tine zemra e kurrë të mos e qasë
Dëgjo, ç’më ndodhi.
E di, e di kush ma ka fajin mua.
Ne e dimin përse luftonim.
U mundua të kujtonte nëse e kishte mbyllur derën.
Ajo u ul aty afër për të parë se ç’rrezik po u kanosej fëmijëve të saj.
E merrni me mend se sa keq më erdhi.
Në periudhat me fjali të varura kundrinore, folja-kallëzues e fjalive drejtuese është përherë në trajtën veprore, në në tri vetat, njëjës e shumës; për shembull:
Dihet se njerëzit luftojnë për të mos vdekur.
Pas asaj ngjarjeje thonë që aksidenti nuk ishte i qëllimshëm.
Në periudha të tilla fjalia e nënrenditur qëndron pas fjalisë drejtuese, por sipas qëllimit të thënies e situatës ligjërimore, sidomos, kur duam ta theksojmë atë, fjalia e varur vendoset përpara fjalisë drejtuese, p.sh.:
Ç’the me gojë, e ndjen me veshë.
Çka ta ban goja, s’ta ban anmiku.
Periudhë me fjali të varur kallëzuesore quhet periudha me një fjali të varur që kryen funksionin e pjesës emërore të kallëzuesit emëror ose funksionin e përcaktorit kallëzuesor.
Kësaj radhe ishte Agroni që shikoi drejtorin.
Plaku u shtir sikur nuk dëgjoi gjë.
Fjalia e varur kallëzuesore bashkohet me fjalinë kryesore (drejtuese)
Çudia qe se kjo lagje kishte vetëm dy shtëpi.
Shqetësimet i dukej sikur ishin me vend.
Puna e parë që duhej bërë qe të ndizej zjarri
Ç’është ushqimi për trupin, është leximi për mendjen.
Ishte pikërisht kjo që e gëzonte më shumë.
Erdhi nga s’ta pret mendja.
Ai është siç ka qenë.
Siç ka qenë ashtu është edhe tani.
Në fjalinë kryesore mund të ketë edhe fjalë të bashkëlidhura (korrelative), të domosdoshme ose jo, si ndajfoljet dëftore ashtu, kështu, njësoj.
E gjetëm ashtu siç e kishim lënë.
Ishte kështu siç të thashë
Dallohen disa tipa semantiko - strukturorë periudhash me fjali të varura kallëzuesore :
Shqetësimet i dukeshin sikur ishin me vend
Sa për të tjerat i quaj sikur i kam marrë plotësisht.
Ai të shembte në dru, të ishe ç’të doje.
Të tillë tituj a fjalë, që shohim sipër dyqaneve, janë për analizën logjike ç’ka janë epifonemat dhe pasthirrmat për analizën gramatikore.
Janë dosjet që flasin
Ishte ideali i tyre, që i afronte këta aq shumë.
Je ti që martohesh, moj Mirë !
Kur të bëhesh ti sa unë, nuk do të jesh si je.
Si jam unë, qofsh edhe ti.
S’është puna ashtu si thua ti.
Ushtrimi: Dalloni dhe analizoni periudhat me fjali të nënrenditura kryefjalore e kundrinore, duke shpjeguar mjetet e lidhjes dhe rendin sintaksor:
Evrenozi nuk e kuptonte dot turbullimin e thellë që i shkaktonte prania e këtij njeriu. I vinte sikur i ngjallej në bark një kafshë e vogël e tmerrshme. Pastaj e kuptoi. Iu bë se ia kishte parë fytyrën në Berat. Dy vjet më parë, atë mbrëmje kur ra më gjunjë të falej për fitoren, ai ndjeu se fati do ta çonte edhe një herë përballë Skënderbeut, që i shpëtoi nëpër duar. Gjatë dy vjetëve kjo ndjenjë e pushtonte herë pas here. I bëhej sikur Skënderbeu ia kishte caktuar orën dhe e linte përkohësisht të lirë të bënte ca marrëzira. Tani ky njeriu i Beratit i rrinte në krah dhe ishte shkaktar i fushatës, nga e cila sulltani kërkonte përmbysjen e Shqipërisë. Po Skënderbeu ishte zhdukur dhe nuk mbetej asgjë për t’u përmbysur.
Ushtria turke prej pesëdhjetë mijë vetësh doli në fushë të hapët dhe ndjeu erën e detit. Njëzet mijë të tjerë mbronin rrugën prapa dhe mbanin të rrethuar kalanë e Çidhnës në Dibër dhe atë të Gurit të Bardhë në Mat.
Fusha pranë detit ishte po aq e shkretë sa malet prapa.
“Këtu duhet pritur ai, mendoi Evrenozi, “megjithëse kjo nuk përshtatet me zakonet e tij”.
Evrenozi lëshoi përpara Hamzanë me kalorësinë. Ky i ra vendit qark. Shkoi deri afër Krujës në lumin Dro, zbriti në Kashar, në Vorë, u kthye drejt kepit të Rodonit dhe arriti nën muret e Lezhës. Plaçkiti e dogji dhe vuri në tortura pleqtë dhe gratë e cilindo që gjeti. Asnjeri nuk dinte gjë të re për Skënderbeun dhe thoshin të njëjtën gjë: “Ungji yt ka kaluar në tokën e Venedikut”. Ai u kthye te Evrenozi, i bindur se Skënderbeu mund të ishte kudo, po jo në hapësirën ndërmjet Krujës, Durrësit dhe Lezhës. Asnjë dredhi njerëzore, asnjë lëvizje natën ose pas krahëve s’mund ta kishte mashtruar Hamzanë.
Evrenozi e shikonte në sy dhe e aprovonte me kokë.
(S. Godo, Skënderbeu, T. 1975, fq. 259)
PERIUDHA ME FJALI TË VARUR PËRCAKTORE
Periudhë me fjali të varur përcaktore quhet ajo periudhë në të cilën fjalia e varur tregon në përgjithësi një karakteristikë të një sendi të shprehur prej një gjymtyre emërore.
Në këto periudha fjalia e nënrenditur përcakton një gjymtyrë paraprijëse të fjalisë drejtuese të shprehur me emër, përemër (zakonisht vetor) apo grup emëror. P.sh.:
Kamba që thyhet, në vend nuk vihet.(Krahaso: Kamba e thyer....)
Në një shtëpi që nuk ka mace, hedhin valle minjtë.
Një zog që shpëton, fluturon larg.
Ai që lakmon shumë, është më i varfër.
Për atë ishte e shenjtë shkolla ku mësoi shkrim e këndim.
Në strukturën e periudhave me fjali të varur përcaktore, në fjalinë drejtuese, ka përherë një fjalë ose grup fjalësh që janë paraprijëse të fjalisë së nënrenditur dhe që plotësohen prej saj. Për shembull, në periudhën
U kam thënë vajzave që martohen, një fëmijë më shumë të lindin patjetër,
fjalia e varur përcaktore plotëson si një gjymtyrë përcaktore (krahaso: të martuara) emrin (fjalë paraprijëse) që ndodhet në fjalinë drejtuese.
Fjalia e varur përcaktore lidhet me gjymtyrën paraprijëse të fjalisë drejtuese:
Sa keq më vjen për vitet që vanë,
Për të ritë tim që s’më kthehet ma;
Por keq s’më vjen për plagët që më ranë,
Po të duhej, prapë kësaj rruge i kisha ra.
(Vehbi Bala)
Një kaposh, të cilit i ishte çakërdisur gjumi, këndoi aty pranë mullirit të parë.
Vetëm dritarja ku qëndronte Rina dikur, ishte çelur.
Vështronte udhën nga kishte ardhur.
Nuk i kujtohej koha kur kishte dalë në atë fotografi.
Në këto periudha fjalët lidhëse kanë edhe funksion sintaksor gjymtyror: kryefjalë, kundrinor, rrethanor e përcaktor, për shembull:
Këtë provë e ka dhënë Jezu Krishti, i cili nuk ishte një njeri i lumtur.(kryefjalë)
Në klasë e prisnin nxënësit, të cilëve ajo u kishte kushtuar jetën.(kundrinor)
Nga kjo shkollë u ritën disa sportistë të rinj, shumica e të cilëve bënë emër në sporte të ndryshme.(përcaktor)
Vetë nxënësit përcaktuan ditën kur do të dilnin në shëtitje.(rrethanor).
Ai shkoi në Kinë ku jetoi 25 vjet.(rrethanor)
Shpesh, në ligjërimin e shkruar apo të folur, përemrat lidhorë me fjalët lidhëse u prijnë fjalive që gjenerohen në mënyrë të njëpasnjëshme (rekursive), bie fjala:
Otello e dëgjonte, pa ia kursyer sytë e tij të kaltër që shërbenin si një pasqyrë ku Desdemona vishte dhe zhvishte fëmijërinë e saj, si një kukull të vetmuar.
V i n i r e :
Ndër fjalët lidhëse, përemri lidhor që nuk duhen përdorur në funksion të kundrinorit të zhdrejtë, b.f:
Në pranverë kishte lindur fëmija i dytë, që (të cilit) ia vunë emrin Mark.
Ai mërzitej shumë edhe për faktin se/që shokët ende nuk e besonin plotësisht.
Shihte jo rrallë ëndrrën //sikur takonte nënën në gjumë.
Të vegjlit patën rastin //të kërcenin valle në sytë e prindërve të tyre.
Mbi bazën e kuptimit periudhat me fjali të nënrenditura përcaktore mund të dalin:
Ke recituar bash poezinë //që kisha dëshirë unë.
Në këto raste si mjete lidhëse përdoren më së shumti përemra dëftorë, përemra të pacaktuar, emra të paraprirë nga përemri i pacaktuar një dhe emra të shquar, zakonisht pa përcaktor, si:
Ai //që flet për Malësinë, //nuk mund të harrojë bjeshkët e saj legjendare.
Secilit //që ka shkelur atje //i kanë jehuar këngët e trimërisë.
Mbi tavolinë qëndronte një glob me ngjyra //që tregonte shtetet e botës.
Atë ditë// që shkuam në stadium, //skuadra jonë kombëtare luajti me Danimarkën.
Njeriu //që jeton me ndershmëri //gëzon respektin e të tjerëve.
Shek O'Nillit,// që ruante nën koshin e kundërshtarit, //i erdhi topi në kohën e duhur.
Të gjithë vështronin nga qendra e sulmit tonë, //që luftonte për topin e parë.
Ishin ata //që ngritën flamurin e republikës në Lojërat Olimpike.
M b a n i m e n d:
Fjalia e varur përcaktore qëndron vetëm në pozicion pas kryesores ose vihet në mes të fjalisë drejtuese, zakonisht pas paraprijësit; kur ndodhet në mes, ndahet me presje në fund të saj, f.v.:
Fjalët //që dëgjon nga plaku,//ruaji si proverba.
24.04.2020
STUDIJSKI PROGRAM ZA OBRAZOVANJE UČITELJA NA ALBANSKOM JEZIKU
16.04.2020
STUDIJSKI PROGRAM ZA OBRAZOVANJE UČITELJA NA ALBANSKOM JEZIKU
03.04.2020
STUDIJSKI PROGRAM ZA OBRAZOVANJE UČITELJA NA ALBANSKOM JEZIKU