Nova objava - 25.03.2020 12:38

                                GJYMTYRËT E DYTA TË FJALISË

  1. Ç’janë gjymtyrët e dyta të fjalisë ?
  2. Klasifikimi i gjymtyrëve të dyta.
  3. Përcaktori.

  1. Ç’janë gjymtyrët e dyta të fjalisë ?

Kryefjala dhe kallëzuesi, për të cilët folëm më lart, në fjalinë me dy gjymtyrë kryesore, përbëjnë strukturën ose qendrat e fjalisë, sepse janë elementet më të rëndësishme dhe më të domosdoshme të saj.

Gjymtyrët e tjera, që quhen gjymtyrë të dyta, lidhen me kryesorët nga ana strukturore dhe kuptimore dhe shërbejnë për t’i zgjeruar e përcaktuar më shumë ato.

Gjymtyrët e tjera që lidhen me kallëzuesin, ndahen në dy grupe:

  • në gjymtyrë të domosdoshme të fjalisë, të cilat lidhen ngusht me kallëzuesin, ku hyjnë : kryefjala, kundrinori i drejtë dhe kundrinori i zhdrejtë. Quhen ndryshe edhe
  • në gjymtyrë fakultative të fjalisë, ku hyjnë rrethanorët.

Ai ndezi një cigare tjetër, që po e thithtevrullshëm.

Sytë i mbante të ngulur nënjë pikë.

Iu afrua derës së dhomës së babait dhe lëvizi dorezën.

Fjalia që, përveç gjymtyrëve kryesore, përmban edhe gjymtyrë të dyta, sjell edhe informacion më të pasur, duke u mishëruar në të shtjellimi dhe hollësitë e mendimit njerëzor.

Fjalia që del vetëm me të dyja gjymtyrët kryesore quhet e thjeshtë.

Fjalia e cila, përveç gjymtyrëve kryesore, përmban edhe gjymtyrë të dyta quhet e zgjeruar.

  1. Klasifikimi i gjymtyrëve të dyta.

Teoria e gjymtyrëve të dyta u bazua fillimisht në raportet kuptimore që vendosen midis dy gjymtyrëve, kur në gjuhësi mbizotëronte logjicizmi. Mbi bazën e këtyre raporteve, dolën edhe emërtimet: përcaktor, kundrinor, rrethanor. Prandaj edhe klasifikimi më i përhapur dhe më i njohur i gjymtyrëve të dyta është ndarja e tyre në këto tri kategori të mëdha : përcaktorë, kundrinorë dhe rrethanorë.

Kundrinori del si një gjymtyrë me një peshë më të madhe në fjali, disa studiues e afrojnë atë me gjymtyrët kryesore. Një status të veçantë zë edhe përcaktori si zgjerim i grupeve emërore të fjalisë.

Përcaktorët janë gjymtyrë të dyta të fjalisë të cilat shprehin raporte midis tiparit apo cilësisë dhe bartësit të saj. Ata shprehen zakonisht përmes një mbiemri, emri a fjale tjetër emërore, si dhe me ndajfolje dhe forma të pashtjelluara foljore. Përcaktorët brendapërbrenda klasifikohen mbi bazën e kriterit të lidhjes sintaksore. Pra, sipas lidhjes sintaksore, kemi përcaktorë

  • me përshtatje,
  • me drejtim,
  • me bashkim.

Rrezet e fundit të diellit binin mbi plugjet.

Më mungon vetëm ajo shkolla që ke ti.

Sapo përcolli për në spital të plagosurin e dytë.

Merreni këtë tufë lulesh.

Gjithçka për rreth ishte e shkretë.

Çdo gjymtyrë ka lidhjen e saj tipike. Lidhja tipike e përcaktorit është përshtatja. Një lloj përcaktori me përshtatje është edhe ndajshtimi.

Pylli aty afër gumëzhinte nga era.

Kundrinorët janë gjymtyrë të dyta të fjalisë me të cilat shprehen marrëdhënie objektore ndërmjet një veprimi a tipari dhe objektit të tij. Kundrinorët lidhen me drejtim me gjymtyrët varëse. Kjo është e vetmja lidhje e tyre.

Ai i shkroi një letër vëllait.

Rrethanorët janë gjymtyrë të dyta që hyjnë në marrëdhënie rrethanore me gjymtyrët nga të cilat varen. Si kundrinorët, edhe këta varen kryesisht nga folje dhe mbiemra ose edhe nga ndajfolje. Në raste të tjera i referohen gjithë fjalisë dhe tregojnë rrethana të ndryshme, në të cilat kryhet veprimi apo shfaqet tipari.

Rrethanorët lidhen me drejtim dhe me bashkim.

Lidhja tipike e tyre është bashkimi. Rrethanorët ndahen në lloje sipas kriterit semantik. Pra, kemi

  • rrethanorë vendi,
  • rrethanorë kohe,
  • rrethanorë shkaku,
  • rrethanorë qëllimi,
  • rrethanorë mënyre
  • rrethanorë sasie.

Ai ecte poshtë e lart nëpër rrugën e shtruar me kalldrëm.

E kishte lexuar shpejt.

Plasa vape.

  1. Përcaktori

Përcaktori është gjymtyra e dytë e fjalisë që vihet në marrëdhënie përcaktore me një fjalë emërore të fjalisë dhe lidhet me të me përshtatje, me drejtim dhe me bashkim. Përcaktori ka një pozicion të veçantë ndaj gjymtyrëve të veçanta të fjalisë. Ai është zgjerim i mëtejshëm i përbërësve emërorë të fjalisë, pra, bashkë me fjalën emërore me të cilën lidhet formon një sintagmë emërore brenda fjalisë:

Kurora e zjarrtë e diellit preku majën e naltë të Nemërçkës.

  1. Përcaktorët me përshtatje

Në funksionin e përcaktorit me përshtatje mund të dalin mbiemrat, disa përemra dhe me numërorët tre, tri, të dy, të tre etj..

  • Mbiemrat si përcaktorë mund të jenë të nyjshëm dhe të panyjshëm dhe shprehen karakteristika të ndryshme cilësore të kokave të sintagmave emërore, të cilat mund të jenë emra ose përemra të pacaktuar me përdorim emëror : asgjë, gjësendi, kurrgjë etj.

Në mes të dy nofullave kishte një gropë të madhe.

Gishti tregues ishte i verdhë nga nikotina.

Ai zbatonte orarin e përpiktë zyrtar.

Diçka e frikshme po ndodhte.

Nuk po bëjmë asgjë të madhe.

  • Përemrat dëftorë ky, kjo, ai, ajo, kur shërbejnë si përcaktorë me përshtatje, varen nga gjymtyrë emërore në trajtë të shquar ose të pashquar dhe nga përemra.

Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve janë si aktorë.

Hyra në atë dhomë për një qëllim tjetër.

Përcaktorët e shprehur me përemrat dëftorë i atillë, i këtillë, i tillë, që tregojnë tipare të sendeve, varen, përveç nga gjymtyrë të shprehura me emër të pashquar apo të shquar, edhe nga gjymtyrë të shprehura me përemër të pacaktuar :

Vajzat i pëlqejnë djemtë e tillë.

Ta thotë miku një fjalë të tillë është një gjë e madhe.

A mund të gjendet diçka e tillë ?

  • Përemrat pronorë, si përcaktorë me përshtatje, dalin në dy tipa sintagmash,
  • në një sintagmë e cila ka si kokë një emër të shquar dhe përemri del si plotësor i saj, sikurse edhe një mbiemër,
  • në një sintagmë e cila ka si kokë një emër të pashquar dhe një specifikues të shprehur me përemër dëftor a të pacaktuar. Kjo sintagmë mund të shndërrohet në sintagmë me emër të shquar. Në sintagma të tilla bëjnë pjesë përemrat edhe kur janë të emërzuar.

E mbylli jetën e saj sterrë e pa dashuri. ´

Djali i tij qe larguar prej vitesh.

  • Përemrat pyetës, si përcaktor me përshtatje, dalin në sintagma emërore që kanë si kokë një emër të pashquar ose në sintagmë parafjalore dhe shërbejnë për të pyetur për tipare të ndryshme të sendeve. Si të tillë përdorën përemrat cili dhe i sati.

Cilët miq pret, more burrë ?

E sata makinë po kalonte ?

  • Ndër përemrat e pacaktuar, si përcaktorë me përshtatje kryesisht përdoren përemrat : i gjithë, i tërë, patjetër, por edhe cilido, secili, gjithsecili.

Unë do të bëj si bëjnë të gjitha shoqet.

E tërë jeta e tij ishte e lidhur me këtë fushë.

E marr me mend si na shikojnë vajzat e tjera.

Ai do të provonte në trupin e tij cilëndo vaksinë.

secilën dorë kishte nga një shenjë.

  • Përcaktorët me përshtatje të shprehur me numërorë janë tepër të kufizuar, vetëm numërorët tre dhe të dy (me kuptim përmbledhës) përdoren si të tillë. I pari varet nga gjymtyrë të shprehura me emër të pashquar ose të shquar, të dytët nga gjymtyrë të shprehura me emër të shquar apo me përemër dëftor.

Tre njerëz dukeshin e zhdukeshin te maja e bregut.

Duhen bërë tri pengesa në shtratin e lumit.

Tre të rinjtë bisedonin me njëri- tjetrin.

Të dy kritikët kishin ulur kryet.

  1. Përcaktori me drejtim

Përcaktori me drejtim qëndron pas fjalës së përcaktuar, pra, del si plotësor i kokave të sintagmave emërore dhe shprehet me emër në rasën gjindore, në rrjedhore e kallëzore pa parafjalë dhe në rasën emërore, në kallëzore e rrjedhore me parafjalë.

U mor parasysh mendimi i të gjithëve.

Zëri i tyre duhet të dëgjohet.

Dëgjohej kënga e zogjve të malit.

Hija e malit kishte rënë mbi fshat.

Përcaktori i shprehur me emër në rasën gjinore pa parafjalë varet nga emra të shquar ose të pashquar, nga sintagma, nga përemra vetorë ose dëftorë, nga përemra të pacaktuar dhe nga numërorë me përdorim emëror.

Tufa e fazanëve u duk përsëri në anën tjetër të pyllit.

Ne jemi njerëz të punës.

  1. Përcaktori me bashkim

Përcaktorët me bashkim janë plotësorë të sintagmave emërore dhe shprehen me përemra të palakueshëm, me numërorë, me forma të pashtjelluara foljore dhe me ndajfolje.

  • Përemrat pyetës ç’, sa, e më rrallë çfarë, shërbejnë si përcaktorë me bashkim dhe janë plotësorë të sintagmave që kanë si kokë një emër të pashquar.

Ç’punë bëre sot ?

Sa makina kaluan në rrugë ?

Ç’njerëz ishin ata ?

Sa ëndrra të bukura kishte thurur.

  • Si përcaktorë me bashkim të shprehur me përemra të pacaktuar, dalin këta përemra : asnjë, ndonjë, çdo, ca, disa, shumë, pak, kaq, aq.

       Përemri asnjë varet nga emra të pashquar dhe përdoret në fjalinë mohore:

Në mbledhje nuk foli asnjë njeri.

asnjë shkollë nuk ndodhin gjëra të tilla.

Druri i tij është i butë dhe mund të pritet me çdo thikë.

Atje do të gjenin ndonjë punë.

Atë ditë shumë vajza shkuan në festë.

Për fatin e tij ishin përhapur kaq fjalë, saqë tani s’i besonte njeri.

  • Përcaktorët me bashkim shprehen edhe me format e pashtjelluara të paskajores dhe të pjesores. Paskajorja si përcaktor me bashkim është plotësor i një sintagme emërore që ka si kokë një emër me kuptimin e dëshirës a të vullnetit : dëshira për të ardhur, vullneti për të studiuar, shpresa për t’u kthyer, mundësia për të bërë (diçka).

Përcaktori me paskajore tregon karakteristikë dhe shpreh

  • destinacion:

Shteg për të shpëtuar s’kishte.

E nënshkrova lejen për të dalë.

  • cilësi, ku paskajorja ka kuptim të afërtz me mbiemrin er nuk mund të zgjerohet :

Bleva një kostum për të qenë.

S’është fjalë për t’u thënë kjo , mor bir.

  • Përcaktori i shprehur me ndajfolje ka një përdorim të kufizuar pranë gjymtyrësh të shprehura me emër jofoljor, por vjen duke u zgjeruar përdorimi i tij pranë emrash foljorë. Rrallë mund të përcaktojë edhe një përemër vetor ose dëftor. Në pajtim me kuptimin e tyre leksikor, ndajfoljet në funksionin e përcaktorit tregojnë karakteristikë, duke shprehur vend ose cilësi :

Vendi përreth zbardhte.

Rruga djathtas ishte e ndriçuar mirë.

Vështroi pyllin përtej.

Ai atje është vëllai im.

Ne këtej kështu e kemi.

  1. Ndajshtimi

Ndajshtimi është një lloj përcaktori i shprehur me një emër të pashquar në rasën emërore që përshtatet në numër me gjymtyrën e përcaktuar. Përshtatja jo e plotë e dallon atë si një lloj i veçantë përcaktori:

Profesor Agroni qëndronte krah meje.

Ndajshtimi që përcakton një emër është lloji më i përhapur i ndajshtimeve. Ai shprehet me një emër të pashquar në formën e rasës emërore dhe përshtatet vetëm në numër, p.sh. : popull mik, popullit mik, popullin mik, popujt miq, popujve miq, ushtar Agimi, ushtar Agimit, ushtar Agimin etj.

Ndajshtimi mund të qëndrojë pas ose para gjymtyrës së përcaktuar.

  • Ndajshtimi që qëndron pas fjalës së përcaktuar mund të shprehet me emër të përgjithshëm
  • që tregon karakteristikë duke shënuar cilësi ose lloj.

Zemra ime plagë u lëndua më tepër.

Ashtu vazhdonte jeta e atyre njerëzve robot.

Pula mëmë vërtitet rrotull duke mbledhur ushqim.

- Për Shqipërinë zonjë! – u dëgjua një zë në mes të haresë.

Lumi Drin është lumi më i gjatë në Shqipëri.

E lexove gazetën “Shekulli,,?

Poema ”Këngët e Milosaos,, u botuan më 1836.

Kështu hyra në kafe “Kursal”.

  • që emërton një vend gjeografik, një vepër letrare, një gazetë, parullë, institucion :

Lumi Drin është një burim i madh energjitik.

Anija “Skënderbeu” çante detin me tehun e bashit të vet.

  • pas disa gjymtyrësh të shprehura me emrat : fjalë, thirrje, emër, nocion

Fjala “shokë” buçiti si një bombë

Kur i shqiptonte fjalën “të dua” i rrënqethej mishtë.

Vala e isove u bashkua me thirrjet “ndal”, “uleni”, “tërhiqeni”.

  • Para një gjymtyre të shprehur me emër të përveçëm, ndajshtimi i shprehur me emër të përgjithshëm të pashquar tregon karakteristikë, duke shënuar përkatësinë farefisnore, profesionin, detyrën gradën apo titullin :

Iu duk e pabesueshme kur pa në prag të derës nënë Dilën.

Ky ishte traktorist Agimi që punonte edhe në shi.

Ndajshtimi mund të përcaktojë edhe një përemër vetor të vetës së parë dhe të dytë. Ky lloj ndajshtimi shprehet me emër të shquar, i cili përshtatet me gjymtyrën e përcaktuar në numër dhe në rasë. Ai saktëson folësin ose bashkëfolësin të shprehur nga përemri vetor:

Për ju të rinjtë demokracia hapi horizonte të reja.

Ne inxhinierët kemi bredhur shumë kantiereve.

Ndajshtimi pranë një përemri mund të shprehet edhe me një mbiemër të emërzuar, me ndonjë përemër të pacaktuar ose edhe ne një emër në rasën gjinore të përdorur në vend të një togfjalëshi emër + emër në gjinore :

Si ne të medhenjtë edhe ju të vegjlit duhet të bëni kujdes me shëndetin.

Ç’ke me mua të shkretën që s’më lë të qetë ?

Mjaft tani, se s’le gjë për ne të tjerët.

Ju shpëtova si shpëtonim kurdoherë ne të malit.

Ne propustite nijednu važnu vijest, pretplatite se na vijesti Akademski forum.